DETAJE/ Ngjarja në Prush, grabitësit e armatosur nuk mundën të merrnin para, policia asnjë gjurmë të autorëve

10 months ago 29

Detaje të reja mësohen nga grabitja me armë mbrëmjen e djeshme në fshatin Prush, në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkajn raporton se policia ende nuk ka arritur që të zbulojë identitetin e 3 autorëve të armatosur.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas burimeve, autorët kanë qenë të maskuar me kapuç duke mbuluar fytyrën e tyre, çka e ka bërë të vështirë identifikimin e tyre nga çifti i të moshuarve që ishin brenda në banesë gjatë tentativës së grabitjes.

Madje njëri nga autorët ka qënë i veshur me jelek policie.

Të njëjtat burime shprehen se autorët nuk kanë arritur që të marrin shuma parash apo sende me vlerë.

Policia ka sekuestruar kamerat e banesës për të ndihmuar hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.

Janë shoqëruar familjarët në polici ku kanë dhënë dëshminë e tyre.

Ndërkohë ka dyshime nga policia që autorët mund të kishin informacion në lidhje me banesën dhe faktin që brenda saj në orën e tentativës së grabitjes ishin brenda dy të moshuarit./vizionplus.tv

Read Entire Article