Detajet/ “Më duhen 50 mijë euro, mi sill…”, i kërkuan lekë drejtoreshës në emër të Vilma Nushit, si u zbuluan dy mashtruesit, pas skemës fshihet…

10 months ago 9

Balkanweb app Get it on Google Play

Zbardhen detaje nga arrestimi i dy personave, të cilët përmes mashtrimit tentuan që t’i merrnin një biznesmeni një shumë parash, duke u prezantuar si përfaqësues të një personazhi publik. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në kuadër të operacionit “Repeat” u arrestuan Alban Gjoni dhe Rudor Balla, të cilët dyshohet se kanë tentuar që t’i marrin para me anë të mashtrimit drejtoreshës së Vilma Nushit.

Dy personat në fjalë, i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Bushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh. Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër. Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë. Fill pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici.

Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari Florian Gjergji.Ky i fundit është përmendur dhe akuzat edhe për raste të tjera të gjobëvënieve përmes mashtrimeve ndaj biznesmenëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article