Dhërmi/ Ndërtoi pa leje në zonën e plazhit, procedohet penalisht 53-vjeçari

4 months ago 6

Një 53-vjeçar në Dhërmi është proceduar penalisht pasi ka ndërtuar një “beach-bar” pa leje në zonën e bregdetit.

Raportohet se në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT Himarë, hapësira e plazhit është rikthyer në gjendjen fillestare.

Sakaq, autoritetet do të vijojnë operacionet për ruajtjen e bregdetit në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijon plani operacional policor i koduar “Coastline”, për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, në qarkun Vlorë.

Ndërtoi pa leje një objekt me strukturë druri (beach-bar), në vijën bregdetare në Dhërmi, procedohet penalisht 53-vjeçari.

Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT Himarë, rikthehet në gjendjen fillestare hapësira e plazhit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar në informacionet e siguruara, kanë ushtruar kontroll në plazhin e Dhërmiut, ku rezultoi se në aktivitetin e shtetasit M.A. po ndërtohej një objekt me strukturë druri (beach-bar), pa leje nga organet kompetente.

Në vijim të veprimeve, pas prishjes së këtij objekti nga IMT dhe Policia Bashkiake Himarë, me qëllim rikthimin e hapësirës në gjendjen fillestare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi kanë nisur procedimin penal për shtetasin M.A., 53 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article