Një tragjedi ka ndodhur në brigjet perëndimore të Libisë, ku të paktën 61 persona janë zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së anijes nga dallgët e forta.
Libia njihet si pika dominuese e transitit për migrantët që ikin nga dhuna dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, përcjell Telegrafi.
Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin e OKBS-së (IOM), tregojnë se më shumë se 28 mijë afrikanë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe që nga viti 2014.
Kjo për faktin se, Mesdheu cilësohet si një nga rrugët më të rrezikshme të migrimit në botë.
Nga kaosi në Libi kanë përfituar trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët kanë kontrabanduar emigrantë nëpër kufijtë e gjatë të vendit.
Sipas hetuesve nga OKB-ja, ata më pas kthehen në Libi dhe mbahen në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga qeveria, ku përjetojnë abuzime nga më të ndryshmet. /Telegrafi/