Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Vocaj zbulon detaje nga hetimet: Kërkimet e policisë janë shtrirë në gjithë Shqipërinë

3 months ago 5

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje në lidhje me hetimet për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Teksa kanë kaluar më shumë se gjashtë javë nga ngjarja e rëndë, tre prej agresorëve ende mbeten në kërkim.

Vocaj zbuloi se autoritetet kanë zgjeruar kërkimet e tyre në të gjithë vendin për arrestimin e dhunuesve.

“Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e Mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, u shpreh kreu i Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article