Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Rama thirrje BE-së: Ballkani Perëndimor nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund

1 year ago 28
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Ballkani Perëndimor nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shkruan se nuk mund të lejojmë as që Kosova Veriore të bëhet një Donbas i vogël, dhe as që dialogu të kthehet në lojë fajësimi në Ballkanin e Vjetër, për shkak të mungesës së vullnetit të palëve të përfshira në të.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”- shkruan Rama.

Në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article