Dialogu Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mbështet deklaratën e BE të 19 shtatorit: Nuk pasqyron realitetin. Përgjegjësia s’është e Kosovës

11 months ago 15
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Për herë të parë Shqipëria zyrtarisht nuk është linjëzuar me Bashkimin Evropian, duke mos dhënë mbështetje për deklaratën e fundit bërë më 19 Shtator, mbi dialogun Prishtinë-Beograd.

DEKLARATA E BE, 19 SHTATOR 2023
BE-JA MBETET PO AQ E SHQETËSUAR PËR MUNGESËN E PROGRESIT NGA TË DYJA PALËT PËR DEPËRSHKALLËZIMIN E TENSIONEVE NË VERI TË KOSOVËS, DISA MUAJ PAS SHPËRTHIMIT TË FUNDIT TË DHUNËS QË SOLLI LËNDIME TË QYTETARËVE, TRUPAVE TË KFOR-IT, POLICISË DHE PËRFAQËSUESVE TË MEDIAVE, DISA ME PASOJA TË RËNDA DHE TË PËRHERSHME”.

Kjo është një pjesë e deklaratës së 19 shtatorit, dhe arsyeja pse Tirana zyrtare nuk e ka mbështetur atë, vjen prej faktit se BE vë në pozita të barabarta përgjegjësie Kosovën dhe Serbinë dhe nuk ka reflektuar në të qëndrimin për ngjarjet e 24 Shtatorit, kur një grup i armatosur paramilitarësh serbë sulmuan policinë e Kosovës dhe vranë një rreshter të saj në krye të detyrës.

Kjo e mërkurë ishte dita e fundit e afatit brenda të cilit Shqipëria duhet të jepte ose jo mbështetjen për deklaratën e BE-së. Por mungesa e përditësimit të deklaratës pas ngjarjeve të 24 Shtatorit solli moslinjëzimin e vendit tonë me BE-në. Sipas burimeve, qeveria argumenton se gjatë këtyre ditëve, BE ka pasur mundësinë dhe kohën për të përditësuar atë deklaratë, duke u shprehur qartë se përgjegjësia për ngjarjet në veri nuk është e Kosovës. Burimet thonë se pala shqiptare mbetet të pritje të një deklarate të re nga Brukseli zyrtar. Për palën shqiptare, deri sa të ketë një qendrim të ri lidhur me ngjarjen e së dielës, nuk mund të mbështetet dicka që nuk reflekton realitetin.

Ky është qendrimi i parë Shqipërisë, në kundërshtim me linjën e BE-së, e cila bën njëlloj përgjegjëse për dështimin e dialogut si Kosovën ashtu edhe Serbinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article