Dialogu për dhënien fund të kaosit në Parlament/ U shty dy ditë më parë, ja kur do të mbahet Konferenca e Kryetarëve

7 months ago 10

Konferenca e Kryetarëve e cila u shty dy ditë më parë, do të mbahet sot në orën 16:00.

Mbledhja e cila u shty do të shërbente për të diskutuar mbi objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi se mendohet se shkak i shtyrjes ishte mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,

Ju njoftojmë se:
Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, sipas njoftimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article