Mosbindja civile/ Lisandër Hoxha takim me strukturat e PD: Arrestimet politike nuk na ndalin

1 hour ago 17

I deleguari i Partisë Demokratike për Degën 4 Tiranë, Lisander Hoxha ka zhvilluar sot një takim të zgjeruar me strukturat për protestën e thirrur nga Opozita, me 29 Tetor, ora 17:00.

Të pranishëm në takim ishin drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Belind Kelliçi, anëtari i Kryesisë, Deputeti Tomor Alizoti, Koordinatori për Tiranën, Klevis Balliu, si dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti.

Gjatë takimit Hoxha theksoi se korrupsioni është kthyer në gangrenë për shqiptarët dhe duhet me çdo kusht mobilizimi qytetar për t’i kthyer vendit votën e lirë.

“Arrestimet politike ndaj opozitarëve nuk na ndalin dhe as nuk na pengojnë që të kryejmë misionin tonë historik për të kthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sot, Demokratët janë shumica morale në shoqëri dhe si të tillë do i imponohemi narkoshtetit me çdo mjet dhe mënyrë demokratike.

Të bllokojmë Edi Ramën dhe regjimin e tij me 29 Tetor, që të kthejmë Shqipërinë në normalitet”, u shpreh z. Hoxha.

Gjatë takimit u shpall gara për Kryetarin e ri të Degës 4 Tiranë dhe u diskutua për rivitalizimin e strukturave të PD për t’u përshtatur me nevojën e një opozite proaktive në terren.

Prezenca politike në të gjithë territorin e Degës 4 dhe fushata derë më derë ishin ndër porositë kryesore që u diskutuan gjatë takimit.

Më 29 Tetor, Opozita ka thirrur një protestë kombëtare, e cila synon paralizimin e të gjitha akseve kryesore të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article