Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Selanik një takim me shqiptarët që jetojnë atje, ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me votën e diasporës.
Ai u shpreh se në pranverë do të kërkojë votën e shqiptarëve në Greqi për të ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE.
“Sot ju jeni votues që për herë të parë do të merrni pjesë në zgjedhjet në Shqipëri duke votuar nga shtëpia juaj.
Premtim që se mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër sepse pa votën e palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur. Tanimë mund t’ju them me plot gojën se pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia. Për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Të ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb