Digitalb ftesë operatorëve në Kosovë: “Të interesuarit nga Kosova të ftuar të lidhin marrëveshje”

10 months ago 18

Duke marrë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi sqaron se:

Që prej vitit të largët 2004, DigitAlb u krijua si një Platforme Televizive me një qëllim të vetëm, atë të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe bashkimit kulturor mes shqiptareve kudo në botë. Natyralisht kanalet Digit-Alb filluan distribucionin në Kosovë njëkohësisht me Shqipërinë duke mos njohur asnjë barrierë të kohës. Fjalët “Bashkim Kombëtar” për ne në DigitAlb kanë qenë në qendër të vizionit dhe strategjisë sonë.

Ne jemi krenarë të themi që DigitAlb i ka paraprirë politikës dhe ekonomisë në shkrirjen e kufijve mes shqiptarëve.

Mes Shqipërisë e Kosovës ka akoma kufij gjeo-politikë, po kufij kulturorë, gjuhësorë, sportivë e shpirtërorë nuk ka, dhe këtu Digitalb ka luajtur një rol kryesor. Nisur nga spekullimet e ditëve të fundit, DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejt të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje.

Kompania po punon në këtë drejtim dhe të gjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me DigitAlb për këtë qëllim.

Top Channel

Read Entire Article