Dilemat e fundit për Armando Brojën, “blutë” kërkojnë 5 mln euro për huazimin

7 months ago 13
Reklamë
17:59 01/02/2024

Pistat mbeten të njëjta, detajet janë ato që bëjnë diferencën. Chelsea i dha një tjetër goditje shpresave të Armando Brojës për të qenë pjesë e “Bluve të londrës” edhe për pjesën e dytë të sezonit. Mungesa e aktivizimit në humbjen ndaj Liverpool rriti gjasat që 22-vjeçari t’i japë lamtumirë skuadrës. Por nëse palët divorcohen, e ardhmja mbetet sërish në Premier League.

Huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit është formula që i pëlqen jo pak Chelsea. Shifrat përllogariten në rreth 50 milionë euro, ku fillimisht 5 milionë do të paguhen për huazimin dhe pjesa tjetër për blerjen përfundimtare të kartonit. Fulhem është ajo më e interesuar për momentin, për t’i kthyer orët e fundit të merkatos së dimrit në tepër interesante rreth të të ardhmes së tij

Merkatoja mbyllet mbrëmjen e sotme që me shumë gjasë do të mbetet në Londër, por këtë herë me fanellën e Fulhem, skuadër të cilës i ka shënuar edhe golin e vetëm në Premier League këtë sezon. Objektivi i Fulhem këtë sezon është mbijetesa në elitën e futbollit anglez.  Ky transferim do t’i shërbejë Brojës për të luftuar fort për një vend në Euro 2024 me Shqipërinë, pasi me hapësirat e pakta te Chelsea, vështirë se mund të bind Sylvinho për ta grumbulluar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article