Dinamika, si ndodhi ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Lala: Tre të dënuarit me burg përjetë u përplasën me armë

10 months ago 27

News 24 është njoftuar përmes një telefonate nga burgu i Sigurisë së Lartë të Peqinit për atë që ndodhi mesditën e sotme në ambientet e këtij burgu, që shënon një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë.

Gazetarja Klodiana Lala sqaroi për News 24, se kanë qenë të dënuarit Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja që janë përplasur mes tyre me armë në zonën e ajrimit.

Gazetarja Lala tha se ka pasur tentativë për të marrë peng punonjësit e kuzhinës ku sipas ligjit, punojnë edhe disa nga të burgosurit. Ende nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article