Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës/ Mbyllet pas 5 orësh gjyqi! Seanca e radhës më 1 dhe 24 nëntor, kush do dëshmojë

2 hours ago 18

Përfundon pas pesë orësh seanca në ngarkim të personave që akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se seanca e radhës u la në datë 1 dhe 24 nëntor, ku do deshmojë sërish Ndrek Prenga dhe vëllai tjetër Anton Prenga.

Edhe ky i fundit ka shprehur dëshirën për të filmuar. Ndrekë Prenga erdhi mbrëmë nga Londra për të dëshmuar ditën e sotme në GJKKO.

Trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma dhe për ngjarjen e rëndë gjenden nën hetim dhe akuzë nga SPAK një grup personash, të dyshuar si anëtarë të një organizate ndërkombëtare narkotrafiku, e përbërë nga shqiptarë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article