Diskutohet formati i ri për Superligën Shqiptare

1 year ago 33
Reklamë
22:40 08/07/2023

4 skuadrat më të mira në edicionin e rregullt do luajnë play-off për titull

Sezoni i ri në Superligën Shqiptare pritet të mbërrijë me ndryshime të rëndësishme. Edicioni 2023-2024 që do të nisë në javën e fundit të muajit Gusht premton spektakël, me titullin kampion që do të vendoset në një sistem ndryshe nga sezonet e mëparshme.

Por si pritet të përcaktohet skuadra kampione dhe ekipet që do të shkojnë në Kupat e Europës? Gjithçka do të luhet mes 4 skuadrave të renditura më mirë në sezonin e rregullt, prej 36 javësh. Katër ekipet e renditura më mirë në fund të sezonit do të luajnë një fazë play-off për titullin kampion.  

Klubet kanë propozuar që skuadrat të luajnë një mini kampionat me grumbullim pikësh me nga dy ndeshje të cilat do të zhvillohen të gjitha në stadiumin  kombëtar “Air Albania”. Në total 6 ndeshje i shtohen sezonit të cilat pritet të përcaktojnë titullin kampion dhe skuadrat që do të shkojnë në Europë. Nëse në përfundim të këtyre 6 ndeshjeve do të ketë skuadra me pikë të barabarta atëherë ekipi kampion do të shpallet ai që ka patur renditjen me të mirë në përfundim të 36 javëve të sezonit të rregullt të kampionatit.

Sistemi i ri që pritet të aplikohet që këtë sezon nuk parashikon shtim skuadrash në Superligë të cilat do të mbeten po 10. Ky ndryshim do të bëhet për çështje financiare, të cilat do të vijnë nga të drejtat e transmetimit, biletat dhe marketing. Ndarja e të ardhurave do të bëhet me përqindje. 60 do të shkojnë për skuadrat që do të luajnë në final 4, ndërsa 40% për 6 ekipet e tjera të Superligës. Duke qenë se do të shtohen 6 ndeshje kampionatit të futbollit, atëherë për efekt përfitimi kohe, pritet të thjeshtohet edhe Kupa e Shqipërisë në mënyrë që aktivitetet futbollistike të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara nga UEFA. Në ditët e ardhshme, sektori i garave pranë FSHF do pritet për të vendosur formatin e Superligës shqiptare.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article