Dita e Personave të Moshuar/ Veliaj: Nga 1 janari të gjithë pensionistët, do udhëtojnë falas me autobus në Tiranë

1 month ago 17

Çdo 1 tetor festohet “Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar” për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka uruar të gjithë gjyshërit dhe gjyshet përmes një videomesazhi të veçantë, duke shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar që ata kanë dhënë dhe japin në shoqëri.

Kryebashkiaku rikujtoi se duke nisur nga 1 janari, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas me autobus, në mënyrë që ata të kenë më shumë mundësi për të shijuar qytetin.

“Përshëndetje të gjithëve, gëzuar 1 tetorin, festën e gjyshërve dhe gjysheve. Gëzuar të gjithë pensionistëve dhe të gjithë moshuarve, të gjithë atyre që na kanë dhënë kaq dashuri, kaq shumë pasion dhe që kanë punuar kaq shumë për këtë vend dhe familjet tona. Nga data 1 janar të gjithë pensionistët, gjyshet dhe gjyshërit e Tiranës do të udhëtojnë me abone falas. Ndaj duam tu urojmë të gjithëve gëzuar festën. Ju kemi shumë xhan”, tha Veliaj në videomesazh.

Në video, krah Veliajt shfaqen disa nga gjyshërit dhe gjyshet e qytetit, duke ndarë mesazhet e tyre të urimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article