Ditë të vështira për Parlamentin! Sfidat që do kalojë në një situatë të tensionuar lufte politike

10 months ago 25

Aksioni opozitar i deputetëve të Rithemelimit mes tymit të flakadanëve gjatë tre muajve të fundit të 2023, e futi parlamentin në një situatë të pa-precedentë nga ku shumica Edi Ramës votoi me shpejtësi projektligjet në të gjitha seancat.

Afrim Krasniqi drejtor i Institutit për Studime Politike shpjegon dinamikat e pritshme  që do të prodhojë Parlamenti Shqipërisë kur ti rikthehet punës mesin e Janarit.

“Për shkak të SPAK dhe veprimeve të organeve të drejtësisë, reflektimi këtyre veprimeve do të ndikojë në agjendën parlamentare. Viti 2024 pritet të ketë lajme kryesor pritet të jetë raporti mes hetimeve të SPAK dhe politikanëve të ndryshëm përfshi edhe disa deputetë nga të dyja palët politike. Faktori i dytë ndikues pritet të jetë pritshmëria për një tjetër listë të zezë të politikanëve e cila do të balancojë në përfaqësimin politik dhe do të ketë një impakt në vendimmarrjen politike. Dy detyrimet politike të Shqipërisë deri në mars do të hapen bisedimet mes Shqipërisë për konferencën e dytë me BE pas zgjidhjes së krizës së Himarës dhe detyrimet e Gjykatës Kushtetuese për reformën zgjedhore. Do të jenë dy akte që kërkojnë bashkëpunim të parlamentit me vendimmarrje në nivel konsensual mes palëve politike”- tha Krasniqi.

Afrim Krasniqi analizon edhe si PS dhe PD i shikojnë grupet e tyre aktuale parlamentare.

“Për shkak se Shqipëria në 2025 shkon në zgjedhje parlamentare, të dyja palët politike gjatë këtij viti do ta përdorin prezencën parlamentare në dy drejtime krejt të kundërta. PS për të maksimalizuar mobilitetin brenda saj dhe për të eleminuar individë që kanë dosje dhe janë në proces hetimor dhe opozita për të gjetur përpara Shtatorit si shans të vetëm për të konkurruar së bashku në zgjedhjet e ardhshme”- tha Krasniqi.

Gjatë këtij sesioni parlamenti duket të diskutojë disa çështje të cilat kërkojnë 84 vota. Amnistinë e të burgosurve, ndryshimet në reformën në drejtësi, reformën zgjedhore përfshi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i kërkon parlamentit ndërhyrjen për të ulur numrin gjithnjë në rritje të dosjeve për gjykim. Por sa janë gjasat në miratimin e tyre?

“Në dallim nga legjislaturat e kaluara kur ne gjithmonë edhe në momentet më të mëdha të krizave politike kemi patur negociata në nivel të kryetarëve të grupeve parlamentare ose negociata të aktorëve ndërkombëtar me kryetarët e grupeve parlamentare kësaj radhe nuk kemi negociata të tilla. Për dy arsye. Së pari sepse PS është bërë shumë hermetike dhe arrogante. Dy ndryshimet në rregulloren e parlamentit dhe komisionet hetimore ishin tregues force e jo tregues pjekurie.

Së dyti opozita është pa një adresë fikse se kush përfaqëson opozitën dhe se kush është drejtuesi real i opozitës parlamentare. Dhe në rrethana të tilla do të jetë gati e pa mundur për të pasur konsensus për akte ditore të parlamentit qofshin edhe këto akte të rëndësishme që ju po flisni”- tha Krasniqi.

Afrim Krasniqi sjell këtë argument për pa-mundësinë e një negocimi të ndërkombëtarëve për kthimin në normalitet të parlamentit.

Aktorët ndërkombëtar mund të negociojnë vetëm në rastet kur shohin se ka një alternativë të barabartë përfaqësimi. Në kushtet aktuale kur opozita është e copëtuar është gati e pamundur për gjetjen se kush do të jetë partneri i negociatës. Ne nuk kemi thjesht tre grupe që përbëjnë opozitën por kemi tre drejtime pa platformë, pa identitet dhe pa strategji dalëse për të ardhmen. Nga ana tjetër në thelb për ndërkombëtarët e rëndësishme është stabiliteti. Dhe për sa kohë kur stabiliteti funksionon nuk ka rëndësi nëse kosto politike shkon në favor të njërës apo tjetrës palë politike. PS është parti që dominon jetën politike me të njëjtin numër votash në tre zgjedhjet parlamentare dhe sfida e saj është të ruaj të njëjtin numër votash. Ndërkohë që aktorët ndërkombëtar nëse dëshirojnë që në Shqipëri të ketë ndryshime ndoshta edhe rotacion politik ata mund ta arrijnë këtë gjashtë muajt e fundit përmes një procesi që rilidhet me SPAK dhe aktorë të tjerë të cilët janë në veprim”- tha Krasniqi.

Top Channel

Read Entire Article