Djegia e flamurit serb në Tiranë, Serbia notë proteste: Autorët të dënohen, dëmtohen marrëdhëniet dypalëshe

10 months ago 30

Qeveria serbe ka kërkuar që Tirana zyrtare të dënojë aktin e djegies së flamurit të Serbisë nga tifozët shqiptar, pas ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe. Në notën e protestët të dërguar në ambasadën shqiptare në Beograd, Serbia shprehet se gjesti i tifozëve dënon marrëdhëniet mes shteteve.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në njoftim.

Ministria e Jashtme e Serbisë ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të identifikojnë e ndjekin penalisht autorët e djegies së flamurit serb.

Tifozët e Kombëtares dogjën flamurin serb në Tiranë, ndërsa videot u bënë virale në rrjet.

Read Entire Article