Djegia e plehrave në Vlorë/ “Vetëm vjedhje dhe plaçkitje!”, Vasili: Fajtore mafia qeveritare

3 months ago 7

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e djegies së plehrave në Vlorë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Vlora është nën sulmin e plehrave të narkoqeverisë.

REAGIMI I VASILIT
Vlora nen sulmin e plehrave te narkoqeverise!
Kjo eshte situata skandaloze ne Vlore me djegjen e plehrave.
Vlora nje kryeqender e turizmit shqiptar dhe ne pikun e sezonit turistik përballet një tym toksik me substanca kancerogjene nga djegia e plehrave.
Mafia qeveritare e plehrave ka bere qe ato te digjen dhe te te krijohet një situate nga me te rëndat qe mund te imagjinohet ndërkohë qe pushuesit detyrohen te thithin ajer shume te rrezikshëm plot me ndotës.
Kjo situate hedh përtokë te gjithë demagogjinë dhe mashtrimin me turizmin.
Problemi i vetem dhe kryesor i mungesës se turisteve eshte se edhe kushtet bazike narkoqeveria nuk i siguron sepse vetem vjedh e plaçkit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article