“Djemtë tullac janë shumë të komplikuar” – Vidal godet Ten Hagun për largimin e yllit të madh nga Man United

11 months ago 19
Reklamë

Vendimi i trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag për të hequr qafe Cristiano Ronaldon, është ende pikëpyetje.

Djajtë e Kuq i ndanë rrugët me sulmuesin në janar pasi ai dha një intervistë shpërthyese te Piers Morgan për klubin dhe trajnerin e tij.

Ronaldo, i cili pretendoi se Ten Hag nuk ishte trajneri i tij në intervistë, u lirua nga kontrata me Djajtë e Kuq.

“Ai trajner hyri keq”, deklaroi legjenda e Kilit, Arturo Vidal.

“Si do ta largoni Cristiano Ronaldon ? Kështu janë këta djem”.

“Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe ju e largoni. Djemtë tullac janë shumë të komplikuar”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Read Entire Article