Djokoviç shkon në çerekfinale

1 year ago 63
Reklamë
00:01 11/07/2023

Serbi mundi Hurkacz në raundin e katërt të Wimbledon, kualifikohet edhe Medvedev e Rybakina

Kampioni në fuqi, Novak Xhokoviç u kualifikua në çerekfinalet e turneut të Uimbëlldonit. Tenisti serb pati një sfidë të vështirë kundër polakut, Hubert Hurkaz, por në fund ia arriti që të merrte fitoren e tij të 90 në këtë turne.

Në këtë ndeshje, Xhokoviç humbi setin e parë të turneut, ndërsa e fitoi sfidën 3-1 me sete. Kundërshtari i radhës i numrit dy të botës do të jetë tenisti rus, Andrei Rublev të mërkurën. Tenisti rus, Danil Medvedev u kualifikua në çerekfinalet e turneut të Uimbëlldonit për herë të parë, pasi kundërshtari i tij Jiri Lehecka u detyrua të tërhiqej nga loja i dëmtuar, ndërsa kishte humbur dy setet e para 6-4 6-2.

Ndërsa amerikani, Kris Jubenks mundi Stefanos Cicipas 3-2 me sete në takimin e raundit të katërt, duke siguruar vazhdimin e garës.

Në ndeshjet për femrat, Elena Ribakina e pati të lehtë kualifikimin në çerekfinale, pasi kundështarja braziliane, Beatriz Hadad Maia u tërhoq në setin e parë për shkak të një dëmtimi në shpinë. Tenistja e talentuar ruse, Mira Andreeva u eliminua në raundin e katërt 2-1 me sete nga Madison Keis, që i dha fund ëndrrës të 16 vjeçares për të shkuar në çerekfinale.

Në çerekfinalen e saj të dytë në Uimbëlldon, 28-vjeçarja do të ndeshet kundër bjelloruses, Arina Sabalenka.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article