Do shqyrtojë kërkesën e Berishës dhe Malltezit, Apeli i GJKKO rrëzon sërish SPAK për gjyqtaren

10 months ago 9

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e Prokurorisë Speciale për përjashtimin e gjyqtares, Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkojnë në Apel shuarjen e masave të tyre të sigurisë.

SPAK iu drejtua me disa kërkesa Apelit për përjashtimin e gjyqtares me pretendimin se është në konflikt interesi pasi në vitin 2015, kishte blerë një apartament në bllokun e pallateve ku Malltezi është aksioner.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article