Makina rrezikoi të bjerë në humnerë! Shpëtohen mrekullisht turistët gjermanë në Koman

3 hours ago 22

Një grup turistësh nga Gjermania janë shpëtuar nga banorët sonte në mbrëmje në aksin rrugor Koman-Vau i Dejës.

Turistët kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre, kur kanë pësuar aksident. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se makina e turistëve ka dalë pjesërisht nga ura, duke rrezikuar të bjerë në një humnerë më tepër se 30 metra thellësi e më pas në ujërat e liqenit.

Turistët kanë njoftuar banorët dhe këta të fundit iu kanë ardhur në ndihmë, duke nxjerrë makinën e duke shpëtuar turistët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article