“Do të kthehemi më të fortë” – Reagimet nga Guild Eagles pasi nuk arritën kualifikimin në Major

7 months ago 13

Ekipi nga Kosova, Guild Eagles ka pësuar sot (e shtunë) humbje me rezultat 2-0 me ‘mapa’ nga kundërshtari GamerLegion, duke dështuar kështu të sigurojnë kualifikimin në garën më prestigjioze të CS:GO-s që do të mbahet në Danimarkë.

Pasi nuk arritën që të sigurojnë kualifikimin në fazën e grupeve, të cilën e përmbyllën me 3 humbje dhe 2 fitore, djelmoshat tanë e patën edhe një mundësi të fundit përmes sistemit ‘Last Chance Qualifier’, aty ku fillimisht mposhtën ekipin rus BetBoom Team, por nuk ia dolën ndaj ekipit gjerman GamerLegion.

Me të përfunduar ndeshja reagimet ishin të shumta, si nga figura të njohura të kësaj loje deri tek tifozët dhe eventualisht lojtarët së bashku me stafin e trajnerëve.

“E kuptoj zhgënjimin nga tifozët tanë, ashtu jemi edhe ne. Unë jam krenar që luftuam për këtë pas ditës së parë ku ne humbëm. Këto humbje do të na motivojnë që të bëjmë më mirë”, ka shkruar trajneri i Guild Eagles, Jonatan “Devilwalk” Lundberg në platformën X (ish-Twitter).

I understand the disappointment from fans ,we are very much so ourselves!

Im proud we still fought for it even after first day of bo1s which we lost!

These losses will motivate us to do better

The only losers are the ones giving up, on supporting, on working hard and believing

— Coach Devilwalk (@DevilwalkCSGOD) February 24, 2024

“Nuk ka vend për Major kësaj radhe, ne dhamë gjithçka për të fituar të gjitha ndeshjet por nuk bëmë më të mirën në server. Kjo dhemb shumë sepse ne kemi pasur mundësinë për të mbyllur të gjitha këto ndeshje. Na vjen keq dhe faleminderit për mbështetjen djema, përndryshe ne fitojmë dhe humbim si një ekip. Nuk është faji i dikujt”, ka shkruar Dionis “sinnopsyy” Budeci në platformën X.

No spot for Major this time, we gave everything to win all the games but we didn’t do the best we can in server! This hurts alot cuz we know we had the chances to close all these games. Sorry and thanks for support guys, btw we win and lose like a team! Not someone’s fault.

— sinnopsyy 🦅 (@sinnopsyy_) February 24, 2024

“Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në kohët e mira dhe të vështira. Ne do të kthehemi”, ka shkruar faqja zyrtare e Guild Eagles në platformën X.

It wasn't meant to be this time.

GGWP @GamerLegion. We fall 2-0 and are out of the Major.

Thank you all the fans for your continuous support in the good times and the hard times.

We will be back. 🦅 pic.twitter.com/D6qz0MkyeZ

— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) February 24, 2024

Kujtojmë se ky ekip më herët kishte arritur që siguronte pjesëmarrjen në ‘BLAST.tv Paris Major 2023’, ‘IEM Rio Major 2022’, dhe ‘PGL Major Antwerp 2022’ duke u kualifikuar deri në atë që njihet si ‘Legends Stage’./Telegrafi/

Read Entire Article