Do të marrë pjesë në një ceremoni mortore, Fredi Beleri del nga burgu për disa orë

9 months ago 11

Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të dalë nga burgu. Shkak është bërë humbja e një familjari të tij, ndërkohë që Beleri ka bërë kërkesë për të marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, mësohet se atij i është dhënë 6 orë leje.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article