Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, foli në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, për dëshmitarët që do të paraqiten para komisionit.
I pyetur nëse emrat e thirrur nuk paraqiten, Salianji tha se ata do të shoqërohen me polici.
Kujtojmë që mes emrave që do të thirren nga komisioni hetimor i TIMS janë zyrtarë të lartë të shtetit, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, paraardhësi i tij, Bledi Çuçi etj.
“Ka tentativa nga PS te dalë dhe të bëhet barrikadë dhe të mbledhë të gjithë llumin që u hidhet përsipër këtyre njerëzve për t’i mbrojtur. Përderisa ka ndërhyrje të paligjshme, dyshimet duhet të jenë të të gjitha formave. Cila është arsyeja që një personazh ka qenë në drejtorinë e Tatimeve, kur ka pasur rrjedhje të dhënash, ka pasur problematike të AKSH, kur ka ftuar njerëz të paautorizuar për të ndërhyrë të dhënat e sistemit Tims. E patë, çfarë personazhi ishte dje dhe çfarë komunikimi kishte me publikun, dje duke hyrë në gjykatë. Drejtor i IT në Policinë e Shtetit dhe ka akses në të dhënat, kur nuk ka certifikatë sigurie, precedent penal për falsifikim.
Sesi mund t’i jepet akses në të dhënat, ta vësh në komandë, këta qofshin. Po flas për një rast që është shprehur Prokuroria e Tiranës, që ka dalë në konkluzion se ka patur ndërhyrje të TIMS dhe aty ka dhe persona që kanë thënë se na kanë bërë presion për të kopjuar të dhënat, për të dhënë kodet. Fakti që kryeministri dhe ministri e kanë përmendur dhe kanë vendosur të mbrojnë këtë akt paligjshmërie, do të thotë që përfshirja pretendohet të jetë deri në atë nivel. Detyrimi për të dëshmuar nuk është me dëshirë. Nëse nuk vijnë shoqërohen me polici. Përpjekja e PS është ta bllokojë në komision duke përdorur votë për të qenë dëshmitarë. Do të vijnë me një këmbë, nuk kanë si i shmangen. I ngarkuari me punë i SHBA ka qenë i parë që e ka denoncuar, dhe kjo tregon e gjurmë kanë lënë”, tha Salianji.
Deputeti demokrat theksoi se të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS, nga ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, u janë vënë në dispozicion grupeve kriminale.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb