Dominik Szoboszlai tregon se si fjalimi i Klopp pas pjesës së parë i inspiroi për rikthim ndaj Wolves

1 year ago 46
Reklamë

Dominik Szoboszlai ka zbuluar se si Jurgen Klopp i inspiroi ata në rikthimin e Liverpoolit ndaj Wolves me fjalimin që mbajti gjatë pushimit të pjesës së parë.

Liverpooli pati një pjesë të parë mjaft të dobët ndaj Wolves të shtunën, duke shkuar në pushim në disavantazh prej 1-0, por për fat të mirë të tyre, vendasit humbën një mori rastesh duke bërë që ata të shpresojnë për rikthim në pjesën e dytë.

Klopp ndryshoi taktikat pas pjesës së parë, bëri disa ndryshime, dhe mbajti  një fjalim emocionues kështu është shprehur mesfushori hungarez.

Pasi foli për faqen zyrtare të klubit, 22-vjeçari tha: “Gjatë pushimit trajneri na bëri të ditur se çka na duhej në pjesën e dytë, na foli për punën dhe pasionin që duhej ta tregonim gjatë ndeshjes. Unë mendoj se e ndërruam formacionin dhe më pas secili prej nesh bëri punën e vet dhe e rikthyem rezultatin”.

Klopp pranoi pas ndeshjes se Liverpooli ishin shumë të dobët gjatë pjesës së parë, teksa ekipi i tij ia arriti që në fund të fitoj tre pikë të rëndësishme, falë golave nga Cody Gakpo dhe Andrew Robertson, dhe nga një autogol i Hugo Bueno.

Sfida e radhës për Liverpoolin do të jetë ndaj ekipit austriak LASK në kuadër të Ligës së Evropës, sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 18:45./Telegrafi/

Read Entire Article