Doni të amnistohen protestuesit e 8 Janarit? Basha i përgjigjet Manjës: Me kaq e kanë?

7 months ago 12
12:38 22/02/2024

Lulzim Basha është i gatshëm që të amnistohen të gjithë protestuesit, edhe ata të 8 Janarit. Deklaratën e bëri në një konferencë për mediat, pasi u pyet në lidhje me amnistinë penale duke i kthyer përgjigje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Më herët për këtë çështje, ministri Manja tha se Basha ka kërkuar amnisti vetëm për protestuesit në vitet 2018-2020 kur protestat i ka drejtuar ai vetë dhe jo për protestat pasardhëse duke marrë shembull 8 Janarin (Lexo më shumë).


Pyetje: Në amendamentin që ju keni dorëzuar keni propozuar edhe afat kohor. Pse është ky propozim për të amnistuar vetëm protestuesit në protesta që keni drejtuar ju dhe jo në protestat e tjera që janë bërë nga Partia Demokratike e Rithemelimit, pra nga zoti Berisha sepse ka qenë një pikë që është cekur ditën e sotme edhe nga ministri i Drejtësisë? Po ashtu ju thoni se përmes ndryshimeve që po bëhen në projektligjin për amnistinë penale, amnistohen të korruptuarit. PS thotë nuk amnistohen të korruptuarit. Në këtë pikë do duhet të publikonit ju sikurse iu është bërë një ditë më parë pyetja listën e të korruptuarve që ju mendoni se do të amnistohen nga socialistët?

Lulzim Basha: Për pyetjen e parë absolutisht që ne duam që protestuesit e PD-së, protestuesit e opozitës, por edhe qytetarët që kanë protestuar për shtëpitë e tyre siç u thashë nga Astiri në Bregun e Lumit, nga Shkoza e kudo në Shqipëri të përfitojnë nga kjo amnisti. Pak u shkatërruan pronat, i shkatërruan shtëpitë, u shkatërruan jetën, u tramatizuan fëmijët dhe tani vazhdojnë i çojnë vërdallë nëpër procese gjyqësore. Viktimat e korrupsionit i çojnë nëpër procese gjyqësore, nuk përfitojnë nga amnistia, ndërsa të korruptuarit na i sjellin që t’iu lehtësojmë dënimin, apo t’i nxjerrim nga burgu. Ky qëndrim është i qartë. Sa për teknikalitetet janë aty që të mos harrohet askush. Nëse dikush është harruar absolutisht mund të futen të gjithë. Është e qartë që bëhet fjalë për protestues që janë çuar në mënyrë abuzive dhe të përsëritur në dyert e gjykatave.

Pyetje: Do donit ju që të amnistoheshin edhe ata që kanë protestuar para selisë së PD-së më 8 Janar?

Lulzim Basha: Po të gjithë protestuesit, edhe protestuesit e PS-së nëse ka ngelur ndonjëri me procese të hapura. Të gjithë protestuesit të përfitojnë nga kjo amnisti. Nëse ky qenka shqetësimi i Ulsiut le të qetësohet. Të gjithë protestuesit. Me kaq e kanë? Të gjithë. Që sot. Të gjithë protestuesit le të bien dakord. Siç e solli në fillim në versionin që vetë ka thënë që e ka konsultuar me institucionet e drejtësisë. Jo siç e solli para dy ditësh sepse për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj të dytë nuk ka pse prodhojmë ne lista. Kush do i prodhon listat. Ne s’jemi Drejtoria e Burgjeve. Ne jemi PD. Shkoni te Drejtoria e Burgjeve dhe ju japin ato listat. Edhe ne mund ta bëjmë edhe ju mund ta bëni, por ne nuk jemi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Që kjo është e qartë që kjo synon të korruptuarit e ke të zezë mbi të bardhë. Ajo që duhet të pyesni zotin Manja është pse hoqi pikën c të nenit 5? Neni 5 i amnistisë përjashtonte nga amnistia po citoj, këtë e ka shkruar qeveria, personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.

Basha tha ndër të tjera se mazhoranca duhet të heqë dorë nga propozimet që sipas tij janë futur tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Ai theksoi se PD nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj derisa të ndodhë kjo dhe së fyti të futen propozimet për të përfshirë protestuesit.

Ndërkohë mazhoranca këtë të enjte u hoq nga projektligji për amnistinë penale duke e justifikuar se respektoi traditën pasi kërkon konsensus nga palët./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article