Donnarumma u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes së ‘tmerrshme’ tek lojtari kundërshtar

10 months ago 36

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka marrë karton të kuq direkt në minutën e nëntë në ndeshjen që po e zhvillojnë në udhëtim ndaj Le Havres.

24-vjeçari i cili po has në vështirësi për të gjetur formën se fundmi, ka bërë një ndërhyrje të ‘tmerrshme’ tek lojtari Josue Casimir i vendasve.

Gianluigi Donnarumma received a straight red for this challenge 😳🟥 pic.twitter.com/vo0WTJfzho

— ESPN FC (@ESPNFC) December 3, 2023

Gjyqtari i këtij takimi Bastian Dechepy nuk hezitoi dhe menjëherë i tregoi italianit të kuqin teksa ky veprim i tij bëri që edhe turma në stadium të zemërohej.

Donnarumma gets a red card for playing WWE instead of footballpic.twitter.com/HuVKZX45v4

— Total Football (@TotalFootbol) December 3, 2023

Donnarumma u mundua të shpjegojë veprimin që bëri por në mendjen e gjyqtarit tashmë nuk kishte asnjë dyshim se ai e meriton kartonin e kuq.

Arnau Tenas, i cili iu bashkua parisienëve gjatë verës nga Barcelona u fut në lojë duke zëvendësuar Bradley Barcolan./Telegrafi/

Read Entire Article