Dopingu ‘trondit’ Paul Pogba

6 months ago 29
Reklamë
23:25 29/02/2024

Mesfushori pezullohet me 4 vite nga futbolli, karriera drejt perëndimit

Karriera e Paul Pogba ka marrë ndoshta goditjen finale. Mesfushori 30-vjeçar është pezulluar me 4 vite nga fushat e blerta, pasi rezultoi pozitiv në testin e testosteronit. Shkelje sipas të cilës, prokuroria antidoping mori ndëshkim maksimal për francezin.

Një fakt që e privon Juventusin nga mesfushori francez përtej marrëveshjes mes palëve. Juventus dhe Pogba kishin një kontratë deri në verën e vitit 2026, por tashmë kjo do të shfuqizohet. Një goditje e fortë, çka mund të përkthehet edhe në pensionim nga futbolli.

Pogba rezultoi pozitiv në këtë test më 20 Gusht, pas ndeshjes së kampionatit italian mes Udinese dhe Juventus, ku mesfushori qëndroi në stol.  Ai u pezullua përkohësisht në shtator të vitit të shkuar, kur mostra fillestare tregoi se në trupin e tij ekzistonin element që rrisnin qëndrueshmërinë atletike. Edhe në testin e zhvilluar në muajin tetor, u konfirmua një rezultat pozitiv.

Pogba synonte se substanca është marrë aksidentalisht prej tij, por kjo nuk ka bindur prokurorinë. Tashmë etapa e fundit e mbrojtjes do të jetë në dyert e CAS, aty ku Pogba do të kërkojë një zbutje të dënimit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article