Dorëhiqen futbollistet e Spanjës

1 year ago 39
Reklamë
23:59 15/09/2023

Protestë ndaj mbështetësve të Rubiales në federatë

23 futbollistet e kombëtares spanjolle të femrave, kampione të botës në Australi dhe Zelandën e Re, kanë dhënë dorëheqjen nga ekipi përfaqësues pas dorëheqjes se presidentit Rubialed dhe trajnerit Jorge Vilda.

Lojtarët kanë dorëzuar një komunikatë në zyrat e federatës me arsyet e vendimit të tyre. Sipas tyre në këtë organizëm duhet një ndryshim rrënjësor pasi në funksione drejtuese janë ende njerëz që kanë mbështetur Rubiales pas puthjes që ai i dha futbollistes Jenni Hermoso në ceremoninë e festimeve për fitoren e kupës së botës.

Ky vendim i lojtareve më të mira në botë e vë në vështirësi trajneren e re të kombëtares spanjolle para ndeshjeve me Suedinë dhe Zvicrën, takime të vlefshme për Ligën e Kombeve që do të luhen me 22 dhe 26 Shtator.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article