Dortmund e nis me fitore pas kombëtareve, Adejemi shënon dopietë

5 days ago 31
Reklamë

Borussia Dortmund triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-2, ndaj Heidenheim, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Bundesligës.

Protagonist absolut i verdhezinjve në këtë duel ishte sulmuesi Adejemi, i cili shënoi dopietë në minutat 17 dhe 41, ndërkohë që Malen dhe Emre Xhan kompletuan “pokerin”.

Te skuadra mike e Heidenheim, golat u shënuan nga Pieringer dhe Breunig. Kjo ishte fitorja e dytë në 3 ndeshje për Dortmundin, që është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 7 pikë në 3 javë, ndërkohë Heidenheim mbetet momentalisht në vendin e dytë me 6 pikë.

Read Entire Article