Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masat e sigurisë për dy nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për dosjen “5 D”.
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten në qeli.
Gjykata e Lartë iu drejtua shkallës së dytë me kërkesë që të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO.
Megjithatë, masa e sigurisë nuk ndryshoi.
“Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy personat nën hetim M.Q. dhe R.M.”., thuhet në njoftimin zyrtar./vizionplus.tv