Zgjedhja e Trump, a do të ketë ndikim në Ballkan? Papa: Interesat amerikane janë më të gjera se…

2 hours ago 26

Gazetari Robert Papa në rubrikën “Opinion” në News24 tha se ekonomia ndikoi në fitoren e republikanëve në zgjedhjet e fundit, por Donald Trump u mor gjatë fushatës me kufirin jugor, luftrat, emigracionin e paligjshëm.

Papa tha se Harris ka një rënie drastike të votave popullore nga 81 mln në 61 apo 62 mln. Papa tha se ose para 4 vitesh ka pasur një vjedhje masive, ose këtë rradhë amerikanët që mbështetën Joe Biden preferuan të mos dalin nga shtëpia.

“Nuk ishte e sjellshme reagimi i Kamala Harris, e cila në natën e zgjedhjeve nuk i tha dy fjalë mbështetësve të saj dhe në mesazhin që dha u shpreh se ditë të zeza po vijnë për Amerikën. Kjo është e pafalshme, është një gabim i madh që bëri”, tha Papa.

Gazetari u shpreh se Trump krijoi një lëvizje, që u “vodhi” demokratëve klasën punëtore. “Tani Trump është para një sfide të madhe, me urdhërin e ri ekzekutiv do të bëjë lëvizjet e tij, ndoshta duke lëvizur Departamentin e Shtetit”, tha Papa.

Ai tha se interesat amerikane në Ballkan shkojnë përtej interesave të Donald Trump. “Nuk besoj se zgjedhja e Trump do të jetë në kurriz të Kosovës. Donald Trump nuk është si mbret, interesat amerikane nuk duan Rusinë në Ballkan. Sekretar i Shtetit do të jetë senatori Marc Rubio, ndërsa Rich Grenell ëhstë kandidaturë e 3-të, por që të bëhet pjesë e administratës duhet të heqë dorë nga bizneset”, tha Papa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article