Pedagogu Dirseo Pasha, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se beson se raporti i SHBA me Shqipërinë dhe Kosovën nuk do të ndryshojë.
Pasha tha se fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar president, kjo nuk do të thotë që do të ndryshohet edhe qasja politike. Sipas tij, do të mbetet e palëkundur qasja e SHBA pro Shqipërisë dhe Kosovës.
Dirseo Pasha: Unë besoj se Donald Trump do të fokusohet tek politika e brendshme e Amerikës. Nuk mendoj se SHBA do të ndryshojë qëndrim ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.
Është provuar se është e vështirë që një person të ndryshojë disa gjëra që janë vendosur. Shqipëria dhe SHBA kanë qenë e janë partnerë strategjikë dhe kjo aleancë besoj se do të qëndrojë e fortë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb