Dosja e kompleksit “Partizani”, Dumani: Ka pasur hetim pasuror ndaj kreut të PD Sali Berisha

3 months ago 13

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, po mban një komunikim me gazetarët, ku është pyetur në lidhje me çështje sensitive dhe që përbëjnë interes publik.

Ai është pyetur në lidhje me hetimet për kompleksin Partizani dhe kreun e PD Sali Berisha.

Kreu i SPAK u shpreh se ndaj ish-kryeministrit Berisha ka pasur një hetim pasuror.

“Janë bërë hetimet parësore për Berishë”, është shprehur Dumani.

Mbi dosjen për kompleksin “Partizani” Dumani tha se ajo do të dërgohet në gjykatë sapo të përfundojnë hetimet.

“Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo qe dihet është që është çështje nën hetim”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article