Dosja e SPAK/ Detaje të reja, si i merrte informacionet shefi i krimeve nga oficerja Babameto dhe i shiste te grupet kriminale: A e kërkon Interpoli Artur Sulejmani?

10 months ago 23

Balkanweb app Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbuluar për rolin që kishte në grupin kriminal të zbuluar falë përgjimeve në “SKY”, ku implikohet shefi i krimeve të komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedion Gjoni.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se dosja e SPAK, rezulton se Gjoni u kontaktua nga Bujar Gërmizi, i cili kishte marrë porosi nga Ismail Zeneli për të vrarë dy vëllezërit Nela.

Por si nisi implikimi në këtë grup i oficeres së policisë, Jonida Babameto? Gazetarja Lala thotë se kjo e fundit u implikua nga Dedion Gjoni, i cili i kërkonte informacione për persona nëse ishin apo jo të kërkuar nga Interpoli.

Këto informacione ai më pas i shiste te grupe të ndryshme kriminale.

“Më pas, fillon implikon një oficere policie, Jonida Babameto dhe i kërkon të dhëna në sistemet e Interpolit për emra të njohur të botës së krimit, i thoshte me kontrollo emrin x, ka nuk, ka probleme. Dhe i thotë Artur Sulejmani është i kërkuar nga Shqipëria? Dhe i thotë që këtu nuk është, por mund të jetë në Spanjë. Oficerja kufitare i jepte të dhëna Gjonit, por nuk dihet nëse ka dijeni se për çfarë i përdorte ai, dhe se i shiste te grupet kriminale”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article