“Dosja për Berishën e stisur politikisht”/ Argita Malltezi sqaron dosjen e SPAK: Ndryshimi i destinacionit të “Partizanit” u bë nga socialistët

1 month ago 30

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka sqaruar publikisht dosjen voluminoze të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. SPAK ka marrë të pandehur Jamarbër Malltezin dhe Sali Berisha.

Një një konferencë për mediat Malltezi thotë se e gjithë dosja është e stisur politikisht nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërsa hetimet për këtë dosje sipas saj, i bëjnë bashkëpunëtorë në krim.

Sipas saj, SPAK kërkon që t’ia faturojnë Berishës të gjitha veprimet e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës që në atë kohë drejtohej nga Edi Rama, apo edhe ndryshimet që janë ndërmarrë për privatizimin dhe ndryshimin e destinacionit të pronës së Klubit Partizani.

Të gjithas veprimet, sipas Malltezit janë ndërmarrë nga socialistët në qeveri në atë kohë, Anastas Angjeli dhe presidenti Alfred Mosiu, ndërsa Berisha thotë Malltezi ka qenë në opozitë.

Sipas saj, SPAK ka marrë dëshmitarë për të përgënjeshtruar dekretin presidencial.

Që në nëntor Kushtetuesja dha një vendim, për raportin e kompetencave KRT-KRRTSH, u pa që mori anën e bashkisë. KRRTSH pas mbledhjes së vendimit të parë, miratoi në bllok jo njollën e Klubit Partizani, por 11 vendimet e KRT që çoi Bashkia e Tiranës.

Destinacioni u ndryshua nga Berisha më 2013, thotë SPAK. Më 2008 ndryshoi me urba-planin i firmosur nga Rama dhe drejtorët e tij. Kjo u miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak, më 2012,

Berisha që paska pasur interesin e dhëndrrit ka pritur 5 vjet pë rtë ndryshuar destinacionin, sipas SPAK.

Ligje dhe VKM për të favorizuar Malltezin- Janë ligje të përgjithshme që zbatohen për të gjithë popullsinë. SPAK sjell diskutimet e deputetëve në Komisionin e Ligjeve, ku arian Madhi diskuton me Edmond Spahon në lidhje me politikën dhe koalicionit fitues të zgjedhjeve për pronat. Ka pasur debate mes partive të koalicionit për ligjin e pronave, ndaj SPAK u është referuar këtyre debateve.

U tha që klubi ka qenë në planin e përhapjes- S’ka qenë që prej 2004, e ka nxjerrë Alfred Mosisiu kur ka qenë në presidencë dhe Berisha në opozitë. Kanë marrë dëshmitarë për të përgënjeshtruar dekretin presidencial. Vetëm këta e bëjnë një medioktritet të tillë, SPAK i kapur politikisht, që e ka bërë këtë përgënjeshtrim.

Procesi i privatizimit- Edhe pse përmendin vitin 2005, krijojnë idenë se me ardhjen e Berishës në qeveri e ka nisur ai.

Në rastin kur propozohet për tjetërsim i kalohet automatikisht pronarëve. Në korrik 2005 ka qenë Anastas Angjeli që ka bërë propozimin.

Ka shkresa zyrtyare të asaj kohe që klubet kishin dalë jashtë funksionit dhe nuk përdoreshin për sport. Ka shkresa që ia kemi dërguar SPAK, që pjesa më e madhe e ambienteve janë zënë. Pse gënjejnë prokurorët Kraja e Millonai, pse i bëjnë këto gënjeshtra. A ka interes të gënjejë e të shkruajnë 500 faqe për një dosje të stisur e të montuar. Ata janë bashkëpunëtorë në krim e gënjejnë për çdo gjë që mundet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article