Draft-statuti për Asociacionin është kushtetues/ Tali: Kosova nuk dyshon në diplomacinë amerikane - A do ta pranojë Serbia?

11 months ago 13

Çështja e Asociacionit po vije duke u ‘ngushtuar’.

Sot amabasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin.

Lidhur me këtë analisti Driton Tali, ka thënë se Amerika deri tani nuk na ka dhënë asnjë arsye për të mos i besuar.

“Ngase nuk e kam parë atë draftë - statut, andaj nuk kam si ta jap ndonjë mendimin të bazuar.

Megjithatë, duke u nisur nga marrëdhëniet e veçanta që i kemi kultivuar tashmë me ShBA'në, unë duhet t'i besoj Ekselencës Tij, ambasadorit Hovenier, sepse deri tashti nuk na kanë dhënë asnjë arsyje për të dyshuar në diplomacinë amerikane”, thotë ai.

Por, Tali thotë se nëse e shohim këtë nga ana e Serbisë, kjo është një punë koti sepse Serbia nuk do ta prnojë në Asociacion të tillë.

Ai me ngul thekson se nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij synimet i kemi diametralisht të kundërta.

“Sidoqoftë, tashti nëse e shoh nga perpektiva e Serbisë, këtë që e ka deklaruar Ekselenca e Tij, ambasadori Hovenier, unë e shoh këtë si punë koti, sepse "kjo Serbi" nuk do ta pranojë një "Zajednicë" të tillë.

Atë që jam duke e thënë në vazhdimësi, e siç thuhet, "do me m'dal goja mas veshit": nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse synimet i kemi diametralisht të kundërta! Serbia synon ta zhbëjë Republikën e Kosovës e ne ta funskionalizojmë dhe zhvillojmë.

Të paktën derisa të jetë kjo gjeopolitikë nuk do të ketë marrëveshje. Sepse derisa Vuçiçi të mbështetet nga Putini ai do të vazhdojë me këtë avaz.

E kur Putini do të humb në Ukrainë atëhere rregullat e lojës pritet të ndryshojnë”, përfundon Driton Tali për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article