Policia e Shtetit në Itali ka konfiskuar pasuri me vlerë rreth 600 mijë euro, që i atribuohen një krimineli me origjinë shqiptare, drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Konfiskimi përfshiu një vilë në
Caselle Torinese, 4 makina luksoze, një kompleks i tërë biznesi që operon në sektorin e ndërtimit, cash dhe llogari bankare.
Shqiptari ndodhet në burg që nga maji 2023, si pjesë e operacionit të quajtur “Neë Bottom Barrel”.
Në fillim të viteve 2000 ai ishte arrestuar me akuzën se ishte pjesë e një organizate kriminale që synonte të ndihmonte imigracionin e paligjshëm, një krim për të cilin ai u dënua më pas në vitin 2002. Në vitet në vijim ai u dënua për marrjen e mallrave të vjedhura dhe, midis 2003 dhe 2004, ai u dënua së bashku
me shtetas të tjerë shqiptarë, për krime që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Policia ka vijuar edhe sekuestrimin paraprak të aseteve me vlerë mbi 200 mijë euro, që i atribuohen një tjetër autori me origjinë shqiptare, i arrestuar në flagrancë për posedim dhe tregtim të një kilogrami kokainë mbrëmjen e Krishtlindjes së kaluar. Në sekuestrim përfshihej një apartament, 2 makina luksoze, një dyqan në Nichelino, para cash dhe llogari bankare.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb