Drejtuesit e policisë pa pushime në verë! Ministri Balla: Të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik

1 year ago 27
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht.

Nisur nga fluksi i madh i pushueseve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik, Balla u kërkon drejtuesve të policisë të jenë të gjithë në detyrë gjatë muajve të verës.

Top Channel ka mësuar se Balla ka kërkuar që policia të garantoje një sezon turistik të qetë.

Kështu drejtuesit e policisë duhet t’i planifikojnë pushimet në një moment tjetër.

Top Channel

Read Entire Article