Drita – Prishtina, formacionet zyrtare të klasikes së futbollit kosovar

11 months ago 58
Reklamë

Drita pret Prishtinën në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ky duel konsiderohet si klasikja e futbollit kosovar për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy skuadra për shumë vite.

Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por nuk di për fitore që nga xhiro e parë duke marrë tre barazime të njëpasnjëshme.

Në anën tjetër Prishtina ka dy fitore e tre barazime dhe ka tre pikë më shumë se gjilanasit

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, por në anën tjetër edhe kryeqytetasit duan të marrin pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, Broja, Krasniqi, Salihu, Vitija, Ajzeraj, Baftiu, Jashari, Bl. Krasniqi, Thaqi, Prapashtica

Prishtina:Nika, Islami, Hyseni, Kryeziu, Krasniqi, MujA, Sinani, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Blesa.

/Telegrafi/

Read Entire Article