Dritë jeshile për britanikët e zvicerianët në Serie A

1 year ago 26
Reklamë
15:31 26/07/2023

Federata italiane lejon regjistrimin e tyre në klube si lojtarë jo-ekstrakomunitarë

Futbollistët me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës do të luajnë lirisht në kampionatin italian të futbollit. Ky është vendimi i marrë nga Federata Italiane dhe e miratuar nga Këshilli Federal, që lejon lojtarët nga këto dy vende jashtë BE-së për të firmosur dhe mos zënë vendet e ekstrakomunitarit te skuadrat italiane. Ky modifikim mund të ndryshojë në mënyrë drastike strategjitë në tregun e futbollistëve për skuadra e ndryshme të Serie A.

Milan ka tashmë një vend të lirë pasi ka liruar hapësirën e zënë nga anglezi Loftus-Cheek, por edhe mbrojtësi Tomori. E njëjta gjë ndodh edhe për skuadra si Roma, që ka në përbërje lojtarë si Abraham dhe Smalling, teksa Lazio ka në objektivin e saj Hudson-Odoi.

Klubet italiane ishin në gjendje të regjistronin vetëm dy lojtarë jashtë BE-së në sezon, një problem që duket se ka shfaqur probleme të mëdha për skuadrat. Të favorizuar në këtë aspekt do të jenë edhe klube si Juventus, Verona, Bologna dhe Empoli. Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article