Dua Lipa fotografohet e lodhur duke dalë nga festa e organizuar pas premierës së filmit “Argylle” në Londër

8 months ago 12

Dua Lipa dukej sikur ishte gati për të shkuar në shtrat pasi u largua nga festa pas premierës së filmit “Argylle” që u mbajt në restorantin “Louie” në Londër të enjten.

Këngëtarja 28-vjeçare ishte e mbështjellë në një pallto të gjatë dimërore të zezë ndërsa kishte një fustan të zi nën pallto, duke u dukur e lodhur pas një nate të mbushur me aktivitete.

Ylli me origjinë shqiptare veshi fustanin me disa taka të zeza ndërsa flokët e saj me valë të kuqe ende dukej të freskëta pavarësisht orëve të gjata të kaluara në pozicion, shkruan DailyMail.

Dua u shoqërua nga Ariana DeBose, e cila dukej shkëlqyer ndërsa dilte nga festa në një fustan të zi të thellë që zbulonte dekoltenë e saj.

Ajo vendosi mbi veshjen një fund të hapur me shkëlqim dhe shoqëroi pamjen me një palë taka të zeza me maja, vathë në formë pikësh me diamant dhe flokët e saj i la të lirë, në stilin e valëve të gjumit.

Ndërkohë, Claudia Schiffer dukej shumë në humor të mirë ndërsa tregonte dekoltenë e saj në një fustan të guximshëm me ngjyrë lejla me fibula të shkëlqyera argjendi të lidhura nëpër gjoks.

Filmi “Argylle” është përshkruar si një film aksion, dhe tregon historinë e “spiunit më të madh në botë, Argylle”, i cili “përfshihet në një aventurë që përfshin mbarë botën”.

“Argylle” do të jetë i disponueshëm në kinema nga data 2 shkurt 2024. /Telegrafi/

Read Entire Article