Dubai/ Rama në Samitin Botëror të Qeverisjes: Ndryshuam mënyrën për shërbimet publike pa letër

8 months ago 9
14:40 13/02/2024

Dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare përmes platfomës e-Albania, Kryeministri Edi Rama e konsideron një arritje të madhe që u ka shërbyer qytetarëve.

Në Samitin Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në Dubai, Kryeministri Edi Rama vlerësoi se përmes portalit e-Albania, Shqipëra ndryshoi tërësisht mënyrën e shërbimeve publike.

“Nuk e di sa njerëz në auditor janë të familjarizuar me këtë, por kam përshtypjen që së paku gjithsecili mund të ketë dëgjuar diçka në 30 vjet, një vend që vuan nga korrupsioni, krimi. Një pjesë e madhe e kësaj ka qenë e vërtetë, një pjesë tjetër ka qenë e fryrë nga media ndërkombëtare. Të mbështetesh te njerëzit nuk është mjaftueshëm sepse siç është edhe thënia, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit. Ajo çfarë bën teknologjia është që nxjerr nga tabloja atë ndërmjetësin dhe bën të mundur të pasurit të një sistemi shërbimi për njerëzit.

Ne ndryshuam komplet mënyrën me të cilën merremi me shërbimet publike pa letër. Jo shumë vite më parë për çdo dokument duhet të mbaje radhë të gjata në sportele në kushte të këqija dhe pastaj ndodhin edhe shumë gjëra deri sa të vinte radha të merrje dokumente, dhe çdo gjë është dixhitalizuar tashmë nuk kemi më sportele. Asokohe njerëzit thanë që kjo do t’u hiqte shanset të moshuarve apo fermerëve. Por ndodhi e kundërta. Kjo u dha akses të gjithëve atyre që fizikisht nuk kishin mundësi të vinin e të mbanin radhë”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article