Dudaev, kampion Europe për Shqipërinë

7 months ago 29
Reklamë
22:39 17/02/2024

Mundësi merr medalje ari në Bukuresht

Islam Dudaev shpall kampion Europe në kampionatin që po mbahet në Bukuresht. Mundësi çeçen, që përfaqëson Shqipërinë, fitoi në finale ndaj rivalit të tij rus, Rashidov. Ai u tregua një rival i fortë për mundësin që përfaqëson flamurin kuqezi, por në fund Dudajev triumfoi me rezultatin 2-1.

Në peshën 65 kg stil i lirë, Dudajev i fitoi të gjitha ndeshjet kualifikuese duke arritur që këtë të shtunë të arrijë edhe finalen.

Vlen të përmendet se edhe në Europianin e vitit 2022, Dudajev mori medalje brozi.

Mundja shqiptare po arrin sukses në këtë kampionat teksa edhe sportisti tjetër Zelimkan Abakarov ka siguruar finalen dhe minimalisht medaljen e argjendit në stilin e lirë në peshën 61 kg.

Në ndeshjet e zhvilluara këtë të shtunë, Abakarov fitoi tre përballje rresht. Ai do të garojë të dielën për medaljen e artë në finalen e këtij aktiviteti, ku është konfirmuar si një ndër më të mirët në kontinent.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article