TIRANË
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorian Teliti deklaron se dështimi qeveritar me UK-të rriti borxhin ndaj OSHEE me 100 milionë euro në vetëm 12 muaj.
Në një postim në “Facebook”, Teliti shkruan se vitin e kaluar qeveria ia hoqi menaxhimin e ujësjellësve bashkive për t’i menaxhuar vetë, por për një vit borxhi i tyre është rritur me 100 mln euro.
Sipas Telitit, abuzime me tenderimet, emërimet politike dhe borxhet në rritje janë kryefjala e rilindjes në qeverisje.
POSTIMI I PLOTË
Dështimi qeveritar me UK-të rriti borxhin ndaj OSHEE me 100 milionë euro në vetëm 12 muaj.
👉Vitin e kaluar qeveria ndërmori politikën e përqendrimit të menaxhimit të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve, duke ia hequr këtë kompetencë 61 bashkive të vendit, me justifikimin se vetë qeveria do të ishte më e aftë të menaxhonte financiarisht këto shoqëri dhe se do reduktonte ndjeshëm borxhet e energjisë së papaguar ndaj OSHEE.
⁉️Por çfarë ndodhi realisht? A u ulën detyrimet e shoqërive të UK-ve për energjinë e papaguar ndaj OSHEE?
👉Fakt 1: Në 2023 borxhi i UK-ve ndaj OSHEE deklarohej nga Ministria e Financave në masën 260 milionë euro.
👉Fakt 2: Aktualisht, vetë Ministria e Financave konfirmon se ky borxh ka kapur vlerën e 360 milionë euro.
🔴Kjo është pasqyra e vërtetë e keqmenaxhimit financiar qeveritar. Abuzime me tenderimet, emërimet politike dhe borxhet në rritje janë kryefjala e Rilindjes në qeverisje.
🔷Ndaj duhet ndryshimi politik, #osotokurrë, ndryshe borxhet do rriten akoma edhe me shumë, jetesa jonë do vështirësohet dita ditës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb