“Duhet trajtuar çështja e Kosovës në Kuvend”, deputeti Noka: Toka e kujt është Kosova?

1 year ago 28

Deputeti Flamur Noka, reagoi ashpër sot në Kuvend, duke thënë se çështja që duhej trajtuar është veriu i Kosovës.

“Gjithmonë keni gjetur një formulë për të dalë nga situata për të hequr vëmendjen nga thelbi dhe nga çështja që duhet trajtuar. Të gjithë shqiptarët presin të diskutohet për Kosovën. Mos kujtoni se duke bërë këtu teatër me kukulla t’ju do shmangni çështjes kryesore”

Noka tha se deklaratat se Kosova është toka e askujt është një thikë pas shpine ndaj saj.

“A mund të thuhet që Kosova është toka e askujt? Toka e kujt është Kosova? A është tokë brez pas brezi e shqiptarëve? A përfaqësoni interesat antishqiptare apo interesat e popullit shqiptar?

Na tregon Spiropali që Kosova nuk qenka çështje politike. Kosova është çështje në gjithë botën dhe në rajon. Thikë pas shpinë për Kosovën… të thuash që Kosova nuk ka aftësinë ta ruajë integritetin e vet. Edi Rama dhe Vuçiçi bëjnë thirrje që KFOR-i dhe jo Policia e Kosovës të ruajë Veriun e Kosovës. Kthejeni çështjen aty ku është, aty ku i dhemb çdo shqiptari”, tha Noka.

Top Channel

Read Entire Article