Duka: Basha dhe Berisha i kanë dëgjuar propozimet tona, të lënë mënjanë hallet individuale!

10 months ago 11

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste u shpreh se Basha ashtu edhe Berisha i kanë dëgjuar propozimet e tyre, pasi ai vetë ka dalë dhe ka folur në disa media në lidhje me këtë çështje.

“Iniciativë është e jona. Dhe Basha dhe Berisha i kanë dëgjuar propozimet tona. Kemi shpresë, se do i thërrasin arsyes dhe të lënë mënjanë hallet individuale dhe të bashkohen për një qëllim të përgjithshëm” tha ndër të tjera Duka.

Sa i përket se pyetjes së kë njohin këta parti, si kryetar të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu tha se PD është e vlefshme mbi çdo emër dhe se ata kanë zhvilluar takime me deputetë të të gjitha krahëve.

“Ne nuk duhet të bashkohemi rreth ideve se kush duhet të jetë lideri, por se si duhet të ndryshojmë realitetit. Për mua PD është e vlefshme mbi cdo emër. Ne jemi takuar me deputetë nga të dyja krahët, Berisha e Bardhi. Kemi idenë se një parti e bashkuar një opozitë e bashkuar, është rruga më e mirë për të pasur sukses”, u shpreh Mediu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article