Duka: FSHF mbështetje të gjitha projekteve

7 months ago 18
Reklamë
19:33 12/02/2024

Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme. I pranishëm ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili siguroi se anëtarët se FSHF do t’i mbështesë vazhdimisht.

Delegatë për përfaqësimin e shoqatës në Asamblenë e Pëgjithshme të Federatës u zgjodhën Mikel Furxhi, Adrian Dedja dhe Alfons Domi. U miratua edhe rregullorja e veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025. Në fjalën e tij, presidenti i institucioonit të futbollit shqiptar, e konsideroi mjaft të suksesshëm vitin 2023, ndërsa shprehu optimizmin për vitin aktual.

“Për mua sukseset më të mëdha janë konsolidimi i asaj që quhet familje e futbollit, organizimi më i mirë i saj i cili fillon nga juve. Ne do jemi mirë nëse kontribuojmë të gjithë, nëse ju jepni mendime se çfarë është bashkimi i klubeve, akademive dhe i atyre që realisht bëjnë futboll.”

Me votë u vendos që Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës t’i shtohen edhe dy anëtarë të rinj me të drejta të plota; Shoqata Sportive “Akademia e Futbollit D04” dhe “Epidamnos”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article